Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga grabitja e parave në aeroportin e Rinasit, policia ka njoftuar se ka arrestuar një tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me inicialet H.K, 48 vjeç nga Tirana. Policia njofton se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë euro, paund, dollarë dhe në lekë.
Arrestimi i 48-vjeçarit ka ardhur pas disa informacioneve që policia kishte marrë në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit. Sakaq bëhet me dije se policia është në gjurmë e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Vlen të theksohet se më herët për grabitjen e Rinasit janë arrestuar 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




