Lajme

Grabitja në Rinas, arrest me burg për të arrestuarin në Bullgari

Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Elton Pikli, i arrestuari i peste për grabitjen e parave në Aeroportin e Rinasit, të martën e 9 prillit. Më herët, Policia e Shtetit deklaroi se ai ishte arrestuar në Bullgari si i dyshuar për grabitjen e Rinasit. Pikli, banues në Krujë, ishte larguar jashtë vendit pak pas ngjarjes.
Ndërsa, po sot njëri nga të arrestuarit, Oltion Veseli, ka ankimuar vendimin e dy ditëve më parë, atë të “arrestit me burg”.
Deri më tani janë 5 të arrestuar, ndaj të cilëve është masa “arrest me burg”.
Një ndër ta, Alkond Bengasi, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin e supergrabitjes.
Ai ka treguar se ka qenë punëtor në servisin e Elbasanit ku u modifikua fugoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Ndaj 5 të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë