Lajme

Grabitja e Rinasit, lihet në burg Alkond Bengasi

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e Rinasit më 9 prill.
Alkond Bengasi është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.
Vetë Klement Çala, është një person me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura i cili vazhdon të jetë në kërkim që prej 2013-s.
Deri më tani ka katër të arrestuar. I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë-Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. I arrestuari tjetër Alkond Bengasi, është kushëri me Klement Çalën, ndërsa dy të tjerët Saimir Çela, Renaldo Sula njihen si njerëzit e tij të besuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë