Drejtësia

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, dënohen me 122 vite burg 7 autorët. Paratë nuk janë gjetur ende

Gazeta Si – Shtatë anëtarët e grupit të grabitësve të Rinasit janë dënuar me 122 vite burg në total.

Klement Çala, u dënua nga GJKKO me 20 vite burg, ndërsa me nga 17 vite burg, morën Eldi Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, më 9 prill 2019 grabitën 4.6 milionë euro në barkun e një avioni në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:
– Ekskluzive – Në strofullën e kryehajdutit, kush e “tradhtoi” Muratajn
– Grabitja në Rinas, pendohet bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi, prish marrëveshjen me Prokurorinë
– Me ushtrinë në Rinas dhe hetimet që ngecën. Kush ishte ‘shefi’, Murataj apo Çala?

I dyshuar për këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, por çështja në ngarkim të tij është ndarë, pasi vazhdon që të jetë në kërkim nga autoritetet.

Edhe pse kanë kaluar 3 vite që nga kjo ngjarje, nga ana e grupit të hetimit nuk janë mundur që të gjenden paratë që janë grabitur.

Gjatë arrestimit të të dyshuarve, është gjetur një sasi shumë e vogël parash, që janë krahasuar me numrin e serive të parave të humbura nga bankat e nivelit të dytë.

Grupi i grabitësve u futën në aeroportin e Rinasit me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

E gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 5 minuta. Të dyshuarit ishin të maskuar me maska silikoni. Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojtja e të dyshuarve.

Ndërkohë, grabitësi i vrarë Admir Murataj, është konsideruar nga Prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të blindave të bankave.

Për grabitjen e 9 prillit 2019, dyshohet se Murataj ka pasur bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit dhe nuk janë mundur të arrestohen më herët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë