Ka ndodhur

Grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet hajduti i liruar nga amnistia

Gazeta Si – Një 35-vjeçar, me iniciale E.M., i cili grabiti makinën e një çifti italian në Vlorë, duke i thyer xhamin anësor mbrëmjen e të premtes, u arrestua pasditen e kësaj të shtune në lagjen “28 Nëntori”.

Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës, autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap.

Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas burimeve, i ndaluari rreth 35 vjeç, sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.

Një ditë më parë në Vlorë, ai grabiti 2.500 euro dhe sende me vlerë nga makina e një çifti italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë