Lajme

Grabiti institucionin financiar te “Komuna e Parisit”, arrestohet autori (Video)

Policia e Tiranës ka publikuar videon e grabitjes së institucionit financiar, dy net më parë, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Në video duket autori i maskuar dhe me levë në dorë, që futet në banak dhe merr një shumë parash prej 60 mijë lekë të rinj.

Policia thotë se është vënë në pranga 28-vjeçari me inicialet D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj.

Siç njofton policia, 28-vjeçari më 7 janar rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1030050344022074/?__xts__[0]=68.ARBawyqPufwegot2hlRl4DtAvrA6GpVY7WIlzpmSFd5f7UMSmAfs8NpFRpgaPfSJ_5R3sNkKyR4ERFr8yeSCZPMfduDwL_OqnRXaFasWf2sXYy3SeJWCWu5SKxDh2AvmcWDaTB5t2C4CrFVyA0Ogzpk_M57qyxUFnZg5YzwPPynhRWSWbL8r0tI0_B62xGyGhY9KuF2D8LKJ_ZpIgFbdVUlTURfOSjkP2E1BJr0MAMP4cuhU75aghpCG3iOn1EagH7Zp-Du6EkO2KXBBDsQm994jq2ADevT09CPOdPojnIk-f8WJ2ljyX2nCnh8SUjwath3re2oMJZXNns7zty1QsIP1C9Gn_PwiCnIAm-5y&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë