Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se me anë të kanosjes i kanë marrë një qytetari një shumë parash.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit A.U., A.P. dhe A.G.
Arrestimi i tyre erdhi pasi këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular”.
Ngjarja ka ndodhur në 5 shkurt, ndërsa tre personat akuzohet për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




