Lajme

Grabiten paratë e “Patentave” në Durrës, maskat marrin 7.5 mln lekë

Një automjet që transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave në qytetin e Durrësit është grabitur pasditen e sotme.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozet, ku një makinë me tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë bërë pritë autoblindit.

Nën kërcënimin e armëve, grabitësit kanë marrë të gjitha paratë që kanë qenë në makinë.
Mësohet se shuma e grabitur është 75 milionë lekë të vjetra, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Shijakut.

Burimet bëjnë të ditur se autorët neutralizuan rojet private dhe pasi morën sasinë e parave u larguan në drejtim të Shijakut. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të tyre dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë