Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen me dhunë në banesën e një 66-vjeçari në fshatin Gajush në Lezhë.
Sipas asaj që raporton policia, njëri prej bashkëpunëtorëve është arrestuar në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit.
Të arrestuarit janë Keviljano Ndoj, Andi Sanco dhe Lorenc Lleshi, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 50-vjeçar, babai i Keviljano Ndoj.
Nga hetimet, dyshohet se 3 personat janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1.500 dollarëve, 880 eurove, 50.000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në 28 prill.
Ndërkohë janë sekuestruar 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.