Jete & Stil

Gra mahnituni! Këto janë unazat më të bukura të të gjitha kohërave

Këto unaza të mahnitshme të personave të famshëm  provojnë se nëse martesa nuk mund të zgjasë përgjithmonë, një diamant mundet. Unazat e fejesës nuk kanë qenë gjithmonë me diamante, nuseve romake u jepej një unazë floriri për ta vënë në publik dhe një unazë hekuri për ta vënë në shtëpi. Në vitet 1700 unazat e thjeshta ishin të përhapura në Europë, ndërkohë që në Angli, burrat puritanë mendohet se u jepnin të fejuarave të tyre mbrojtëse gishti nga ato që përdornin rrobaqepësit, edhe pse gratë i prisnin dhe i përdornin si unaza më vonë. Në vitin 1947 De Beers tha “Një diamant është përgjithmonë”. Pjesa tjetër mbetet histori.

Por cili është kuptimi i unazës dhe pse ajo vendoset në gishtin e katërt të dorës së majtë?

Unaza është një rreth i pathyeshëm, i cili në shumë kultura ka kuptimin e përjetësisë. Unazat përdoren për të simbolizuar një lidhje apo ndodhi që nuk do të marrë fund kurrë. Në kuadrin e martesës shkëmbimi i unazave ka kuptimin e bashkimit dhe të vazhdimësisë së jetës martesore. Rrethi i martesës shkëmbehet nga një çift i martuar për të simbolizuar premtimin e besnikërisë së përjetshme. Forma rrethore përfaqëson bashkimin, ndërsa vendosja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë vjen nga një praktikë shumë e hershme. Egjiptianët e lashtë besonin se në gishtin e unazës kalon një një venë, “vena amoris”, e cila mbërrin direkt në zemër. Kjo venë është e lidhur ngushtë me shprehjen e emocioneve, veçanërisht me shprehjen e dashurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë