Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në Jalë, ku dy turistë shqiptarë janë përplasur nga një gomone. Një 37-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të ujit me të cilin po shëtiste në bregun e Jalës dhe për pasojë mjeti ka përplasur një çift pushuesish.
Shkak i incidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e mjetit. Drejtuesi i gomones, Gjergji Priftuli ka rënë në ujë, ndërsa mjeti, i dalë jashtë kontrollit i është drejtuar bregut.
Të lënduar kanë mbetur një çift turistësh shqiptarë. 31-vjeçari me iniciale A.S. ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa 25-vjeçarja me inicialet E.Gj. ka gërvishtje të lehta. Ata u dërguan në spitalin e Himarës, ndërsa drejtuesi i motorit është shoqëruar në polici.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.