Gazeta Si – Rei Manaj dhe Sokol Cikalleshi, dy sulmuesit e Kombëtares shqiptare, kanë shënuar sot golat e radhës për skuadrat e tyre në kampionatin turk.

Manaj mbetet protagonist absolut te Sivaspori, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje. Ai realizoi sot me një goditje potente, një gol i ngjashëm me atë të pak javëve të parë nga goditja e dënimit. Manaj barazoi rezultatin përkohësisht, pasi Sivaspori u mund 1-2 nga Alaniaspori.
Një tifoz turk e parandjeu golin e Manajt dhe para se shqiptari të shënonte ai bëri edhe një video, që e postoi më pas në rrjetet sociale. ‘Shikoni, do të shënojë tani’, – thoshte tifozi para se Manaj të tundte rrjetën.
Sokol Cikalleshi ishte autor i një diopiete në ndeshjen e sotme mes Koniasporit dhe Adanasporit, që përfundoi në barazim, 2-2. Sulmuesi kavasj shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë dhe skuadra e tij ishte afër fitores, por u barazua në fund nga Baloteli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.