Gazeta Si – Goli i parë me goditje dënimi i Katar 2022 erdhi shumë vonë, konkretisht në ndeshjen e 35-të të tij. Në Rusi 2018 ishte shënuar që në ndeshjen hapëse.
U desh të prisnim pak, por më në fund erdhi: goiditja e parë e dënimit e shndërruar në gol u pa në ndeshjen Uells-Angli, në ndeshjen e 35-të të Botërorit, dhe mban firmën e Markus Rashford. Më shumë për atë gol brilat të sulmuesit të Mançesterit zbulon Adidasi, falë teknologjisë që ka topi Al Rihla. E njëjta që ndihmoi për prekjen e munguar të Kristiano Ronaldos në krosin e Bruno Fernandesit në Portogali-Uruguaji.
Falë të ashtuquajturës ‘Connected Ball Technology’, mësojmë se topi i gjuajtur nga Rashford, nga distanca 23.39 metra nga porta, kapi shpejtësinë maksimale 115,63 km/h, shpejtësinë mesatare 102 km/h dhe një rrutullim mesatar prej 6.21 rrutullimesh në sekondë.

Ditët e fundit ishin ngritur diskutime për faktin se ende nuk ishte realizuar asnjë gol me goditje dënimi, pasi iu akordua Sais goli në gjuajtjen e Sabirit në Belgjikë-Marok. Dikush, si Kieran Tripier i Anglisë për shembull, ia vuri fajin topit.
“Kur e gjuan duket se fluturon tutje, nëse i jep pak forcë. Ndoshta është ende faji ynë. Po stërvitemi me këtë top dhe duhet të mësojmë të gjuajmë, por në çdo kompeticion është ndryshe dhe duhet të përshtatemi”, – tha Tripier.
Në Rusi 2018, topit Telstar iu deshën 94 minuta për një gol me goditje dënimi. Shënoi Golovin, duke fiksuar rezultatin në 5-0 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë. Katër vjet më parë, topit Brazuca iu deshën 25 ndeshje, shënoi Zvicra me Xhemailin në humbjen 5-2 ndaj Francës.
Në Botërorin e 2010-ës ishte Nigeria që shfrytëzoi e para një goditje dënimi për të shënuar me topin Jabulani. Ishte një gol pak i rastësishëm, nga një distancë e largët: Kalu Uçe shënoi ndaj Greqisë në ndeshjen e 20-të të turneut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



