Futboll

Goli i parë me Bajer Leverkusen, Granit Xhaka realizon me një goditje kalibri

Gazeta Si – Granit Xhaka po bën një sezon fantastik me Bajer Leverkusen. Dhe si për ta kompletuar paraqitjen shumë të mirë me skuadrën që kryeson bindshëm Bundesligën, mesfushori shqiptar realizoi sot një gol shumë të bukur.

Me një goditje të kalibruar me të majtën Xhaka e çoi topin në rrjetë kur kishin kaluar vetëm tri minuta lojë nga ndeshja me Maincin, që përfundoi 2-1. Pozicioni ishte diagonal dhe pritej ndonjë kros në zonë ose pasim, por mesfushori shqiptar kërkoi më të vështirën dhe ia arriti qëllimit.

Mainci barazoi shumë shpejt, por në pjesën e dytë Bajer Leverkusen shënoi golin e fitores. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ksabi Alonso kryeson Bundesligën me 61 pikë, 11 më shumë se Bajern Mynih, që ka një ndeshje më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë