Kelly Smith ishte shtatë vjeç kur u prezantua për herë të parë me seksizmin në lojën që e donte.
Golashënuesja më e mirë e ekipit të djemve u përjashtua kur prindërit e kundërshtarëve u ankuan sepse nuk donin ta shikonin atë të shënonte gjashtë ose shtatë gola kundër djemve të tyre.
“Babai im më uli dhe më tha “shiko, ekipet e tjera nuk do të luajnë më kundër ekipit tënd sepse ti je vajzë “”, tha ajo.
“Mendova se gjinia ime ishte e parëndësishme”.
Në fakt, ishte talenti i saj ai që ishte i parëndësishëm. Nuk kishte rëndësi që në moshën 18 vjeç, ajo ishte lojtarja e jashtëzakonshme për klubin e saj të fëmijërisë Arsenal. Nuk kishte rëndësi që brenda futbollit të femrave, ajo konsiderohej lojtarja më e mirë e ardhshme në botë. Ajo kishte talentin por ishte në vendin e gabuar.
Nëse ajo do të donte të luante futboll në mënyrë profesionale, në një skenë që i përshtatet aftësive të saj, ajo do të duhej të shkonte diku tjetër.
Është historia e e lojtares më të mirë femër të Anglisë dhe arsyeja pse ajo duhej të udhëtonte në Amerikë për të realizuar ëndrrën e saj.
Ajo u kthye pas shumë vitesh për të fituar katërfishin me Arsenalin, duke frymëzuar një gjeneratë të re me këmbën e majtë “si një çekiç” por përtej sferës së futbollit të grave, arritjet e saj ende kalojnë nën radar.
E thënë nga shokët e saj të skuadrës, gazetarët dhe tifozët që ishin atje, historia tregon se si Smith kapërceu dëmtimet, izolimin dhe alkoolizmin për të lënë një shenjë të përjetshme jo vetëm në futbollin e grave, por në të ardhmen e lojës angleze.
Ishte maj 1997 kur Tim Stillman, shkrimtar dhe fanatik i Arsenalit vuri re Kelly Smith.
Arsenali po luante me Liverpoolin dhe atyre iu nevojitej një fitore për të siguruar titullin e Premier League.
Asokohe Smith ishte 18 vjec dhe shënoi dy gola dhe asistoi në tjetrin.
Arsenali fitoi 3-0.
“Jo keq për një adoleshente e sidoqoftë, ajo nuk ishte adoleshente e zakonshme. Ishte një talent brezash”, tregon Stillman.
Ajo tashmë kishte bërë debutimin e saj në Angli dy vjet më pare ku shoku i saj i skuadrës dhe trajneri i ardhshëm i Anglisë, Hope Poëell e quajti Smith “një nga ata lojtaret që vijnë vetëm një ose dy herë në jetë”.
“Edhe pse Topi i Artë nuk ekzistonte për gratë atëherë, ajo ishte lojtarja më e mirë në botë”, thotë Stillman.

“Për ta bërë krahasimin me lojën e meshkujve, ndoshta kur shikojmë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në mendojmë se këta janë yjet e të ardhmes. Kështu mendova unë atëherë për Smith”.
Arsenali kishte një super yll, por shumë tifozë të tyre as nuk e dinin këtë.
Nuk flitej kurrë për të. Nuk kishte asnjë lajm dhe asnjë mbështetje për të.
Për lojtarët flitej gjatë gjithë kohës ndërsa për atë vetëm kur shënonte.
“Mendoj se njerëzit mund ta kenë ditur emrin e saj, por asgjë më tepër se kaq”, thotë Stillman.
Edhe pse kjo nënkuptonte largimin nga klubi i saj i fëmijërisë, vendimi për të shkuar në Amerikë ishte i lehtë për Smith.
“Unë pothuajse e krahasoj me atë nëse ju keni një skuadër jo të mirë dhe merrni një lojtar të shkëlqyer. Është e ditur se nuk e keni marrë për një kohë të gjatë dhe kështu ndodhi dhe me Arsenalin.
Smith e kuptoi se duhej të largohej për të realizuar ëndrrën e saj edhe pse ishte shumë e lidhur me familjen dhe vendin e saj.
Ajo kishte studiuar në West Herts College ndërsa luante për Arsenalin, por e dinte që duhej të ‘fluturonte’ larg.
“Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë rolin e Vik Akers, menaxherit të Arsenalit në atë kohë,” thotë Stillman.
“Vik gjithmonë kishte një marrëdhënie vërtet të hapur me lojtarët e tij dhe ai kurrë nuk u pengoi atyre asgjë. Marrëdhënien që ai kishte me lojtarët e tij, dhe kjo ndodhi me Alex Scott disa vjet më vonë, ishte shumë si” shiko nëse duhet ta bësh atë, duhet ta bësh atë dhe unë tëkuptoj plotësisht. Nëse një ditë do të kthehesh, dera është e hapur për ty në Arsenal”.
Smith u transferua në Universitetin Seton Hall, Neë Jersey në Shtetet e Bashkuara në 1997.
“Nuk ishte entuziaste për t’u larguar nga Anglia, për t’u larguar nga Arsenali, por donte të bëhej një lojtare e mirë,” thotë Tony Leighton, i cili ka mbuluar futbollin e femrave për gazetat kombëtare për më shumë se dy dekada dhe udhëtoi rregullisht për të parë Kelly duke luajtur.
“Smith kishte aftësi të mira kontrolli dhe dinte shumë mirë të driblonte. Askush në Amerikë nuk e bënte këtë,” thotë Leighton.
Loja amerikane, sigurisht loja e grave, ka të bëjë me ritmin, fuqinë, lëvizjen e shpejtë me një prekje me dy prekje, ndërsa Kelly në të vërtetë mund të merrte topin në gjihtë fushën.
“Ato lloj lëvizjesh, duke kaluar katër ose pesë lojtarë në të njëjtën kohë bënë që turma ta donte. Smith ishte argëtuese përvec se lojtare.
Ndërsa Smith lulëzoi në Amerikë, futbolli i femrave në Angli mbeti në gjendje të zymtë.
“Mbaj mend që kam folur me Kelly-n për atë se si ishte në Amerikë, si ishte sistemi i kolegjit dhe si ishte të luash në ligë atje,” thotë Sue Smith, bashkëlojtarja e Kelly-it në Angli.
Ajo thjesht tha se mbështetja që ajo mori, ishin thjesht të mahnitshme, ajo tha se edhe duke luajtur në një lojë kolegji, ata kishin shumë tifozë që vinin për të parë, ishte një punë e madhe të luash futboll atje në krahasim me atë që ishte në Angli.

“Lojtaret femra në Amerikë ishin superyje absolutë”.
Kelly Smith ishte një emër i madh në kampus.
“Ajo shënoi 76 gola në 51 paraqitje”, thotë Leighton.
“Kur ajo u largua nga kolegji, ata e tërhoqën numrin e fanellës së saj dhe në Amerikë, nëse e merrni numrin e fanellës tuaj me vete, është vlerësimi më i lartë i mundshëm”. Pas mbarimit të studimeve Smith mbeti në Amerikë, duke e etiketuar futbollin e grave në Angli “një shaka”.
Një magji në Neë Jersey Lady Stallions pasoi para se ajo të vihej re nga Philadelphia Charge në Shoqatën e sapoformuar të Futbollit të Grave (WUSA), duke u bërë futbollistja e parë profesioniste femër në Angli.
Smith luajti edhe me Filadelfian dhe shënoi pesë gola në 15 paraqitje ndërsa Filadelfia arriti në gjysmëfinale të play-off. Ata në ËUSA e dinin që kishin një talent, duke e emëruar atë në ekipin e yjeve Global XI në 2001.
Por ai sukses nuk zgjati shumë dhe sezonin e vitit 2001 e mbylli me dëmtim në gjurin e saj të djathtë.
Lëndimet e vazhdueshme e çuan atë në një periudhë shumë të errët.
“Unë u shkatërrova sepse ishte fillimi i ligës profesionale, doja të dilja dhe të dëshmoja se isha e mirë dhe isha jashtë për gjithë sezonin,” tha Smith në 2019.
“Atëherë ishte shumë e vështirë të shihja lojtaret e tjera të shkonin në stërvitje dhe për të larguar dhimbjen fillova të pi. Pirja më bëri të ndihem mirë sepse më bëri të harroj dhimbjen që po ndieja. Isha aq keq sa mendova të vrisja veten. U ndjeva aq e vetmuar, aq e izoluar dhe po dilja jashtë kontrollit”, thotë Smith.
Ndërsa Smith po luftonte jashtë fushës, WUSA kishte filluar të shkatërrohej.
Një buxhet prej 40 milion dollarësh, i planifikuar të zgjasë pesë vjet, ishte shpenzuar deri në fund të sezonit të parë.
Pas falimentimit të WUSA, Smith u transferua në Neë Jersey Wildcats të Ë-League në 2004.
Edhe atje ajo u lëndua, një këmbë e thyer që e përjashtoi Kelly për muaj të tërë.
Dashuria e saj për lojën ishte duke u testuar. Ajo mendoi edhe të hiqte dorë përfundimisht.
Kelly ishte mësuar aq shumë me stërvitjen e përditshme, duke luajtur lojëra qoftë një fundjavë apo një mesjavë, ky ishte fokusi i saj, ky ishte qëllimi i saj për të qenë gati për turnetë e mëdhenj, për t’u bërë gati për lojëra të mëdha.
“Kur ajo nuk mund ta bënte këtë, luftoi me të, psikologjikisht ajo luftoi, por ajo është e fortë, ajo gjithmonë kthehej”, tregojnë lojtaret e tjera.
Trajneri i Arsenalit, Vik Akers i kishte qëndruar pranë dhe ishte i vendosur të ndihmonte Smith të rizbulonte pasionin e saj për futbollin.
“Ajo vazhdoi të merrte këto lëndime serioze, lëndime vërtet serioze dhe çdo herë ajo kishte një luftë të vërtetë mendore për të luftuar”, thotë Stillman.
“Por kur ajo u kthye për herë të parë në Angli ajo erdhi me idenë se nuk do të luante më por Vik Akers tha,” shiko eja dhe luaj për ne dhe nëse është shumë, atëherë mos luaj”.
Pas shtatë vjetësh në Amerikë, Smith më në fund u kthye në shtëpi në fund të 2004, duke u kontrolluar në Klinikën Sporting Chance.
E krijuar nga ish-kapiteni i Arsenalit Tony Adams, i cili gjithashtu vuante nga alkoolizmi, organizata siguron mbështetje për atletët aktualë dhe ish-profesionistë.
Pas trajtimit në klinikë, vetëm vitin e ardhshëm ajo bëri rikthimin e saj për Arsenalin, duke shënuar gol kundër Charlton për të fituar titullin e Premier League në Prill 2005.
“Unë mendoj se në atë kohë kur ajo u kthye në Arsenal, ajo ishte absolutisht e vendosur të tregonte Kelly Smith,” thotë Leighton.
Dhe e bëri këtë.

Arsenali kishte qenë prej kohësh forca më dominuese në futbollin e femrave në Angli, por vitet e ardhshme ata dhe Smith arritën lartësi të reja.
Arsenal nuk humbi asnjë lojë në Premier League për katër sezone, ndërsa FA Cup ishte gjithmonë e tyre.
“Ishte thjesht mbreslënëse,” thotë Jayne Ludloë, një tjetër yll i ekipit të Arsenalit.
Në një periudhë fenomenale katërvjeçare, Smith shënoi 100 gola në 112 ndeshje për Arsenalin.
“Ajo mund të bënte gjithçka me atë këmbë të majtë,” thotë Stillman. “Është për të ardhur keq që nuk ka të dhëna për asistime në atë kohë sepse unë mendoj se do të ishin pothuajse aq sa golat. Atë thjesht e vendosje në qendër të fushës dhe i bënte të gjitha rolet”, tregon ai.
Sezoni 2006-07 rezultoi i paparë për Arsenalin. Ata fitusn kupën e UEFA -s për femra, më vonë u riemëruan si Liga e Kampionëve të femrave.
Ishte hera e parë që një klub britanik kishte fituar trofeun, por Smith nuk luajti asnjë pjesë në finale.
“Ajo humbi finalen e Ligës së Kampionëve në 2007 sepse u përjashtua në gjysmëfinale, gjë që do ta pezullonte atë për një ndeshje të finales,” thotë Stillman.
“Ndoshta do ta krahasoja atë me Zinedine Zidane ose Eric Cantona”.
Në nivel ndërkombëtar Anglia mbeti një nivel nën kombet kryesore.
Pavarësisht se Smith shënoi katër gola për të ndihmuar Anglinë në Kupën e Botës 2007, ata u eliminuan lehtësisht në çerekfinale nga SHBA.
Si individ, Smith u anashkalua edhe për çmimin Lojtarja Botërore e Vitit, pasi sulmuesja braziliane Marta mori çmimin pasi përfundoi Kupën e Botës si golashënuesja më e mirë.
“Ato ishin sigurisht vitet e saj më të mira në Angli, ajo ishte lojtarja më e mirë në Angli,” thotë Leighton.
Smith u mor nga Boston Breakers dhe u largua nga Arsenali për herë të dytë në shkurt 2009.
Për Arsenalin, kjo shënoi një ndryshim të qasjes.
“Ne luajtëm ndryshe para se Kelly të kthehej në klub dhe pastaj kur ajo ishte me ne, ne ndryshuam stilin tonë dhe mënyrën sesi luajtëm sepse nuk kishim një talent të tillë në ekipin tonë,” thotë një nga lojtaret.
Pas një sezoni të parë të ndritshëm në Boston, fokusi i Smith u kthye në sigurimin e lavdisë ndërkombëtare me Anglinë në Euro 2009 në Finlandë.
Kishte shpresa të mëdha për Luaneshat, me një skuadër që përmbante të tillë si Eni Aluko, Alex Scott dhe Karen Carney.
Por, pasi kishin humbur ndeshjen e parë të grupeve ndaj Italisë, Anglia e dinte që një humbje ndaj Rusisë do t’i kthente në shtëpi.
Kelly Smith ia doli dhe këtë herë dhe i dha fitoren Anglisë.
Finalja e parë e Anglisë në 25 vjet i pa ata të përballen me kampionët në fuqi të botës dhe Europës, Gjermaninë.
Pavarësisht një paraqitjeje të mirë dhe një gol nga Smith edhe një herë, Anglia u mund 6-2.
“Unë mendoj se fitimi i një turneu ndërkombëtar me siguri do ta kishte ndihmuar atë dhe kjo ishte ajo që ajo dëshpërimisht donte, kjo është ajo që ne të gjithë donim dhe duam edhe sot e kësaj dite,” thotë Leighton.
Smith vazhdoi të shkëlqente deri në moshën 33 vjeçare ku Smith e gjeti veten pa skuadër.
Nuk munguan ofertat pasi klubet nga e gjithë Europa dukeshin të suksesshëm por për Smith, kishte vetëm një zgjedhje.
“Unë mendoj se kishte disa gjëra që e tërhoqën prapa, ishte klubi që ajo mbështeste, nga këndi ku ajo u rrit dhe ajo e dinte që ajo ishte e nderuar dhe trajtohej mirë në Arsenal,” thotë Stillman.
Superliga e sapo formuar e femrave solli optimizëm të ri në lojë në 2011, pavarësisht se nuk u bë profesioniste me kohë të plotë deri në shtatë vjet më vonë.
Kthimin në Angli dhe përsëri me Arsenalin, Kelly pa si pjesën e mbetur të karrierës.
Ndeshja e saj e fundit erdhi në tetor 2016.
“Nuk e dija që ishte ndeshja e saj e fundit në atë kohë, askush nuk e dinte Por me goditjen e saj të fundit si futbolliste profesioniste ajo godet topin dhe ai kalon jashtë traversës. Kjo është gjëja e fundit që ajo bëri si profesioniste,” thotë Stillman.
Ajo kishte menduar të hiqte dorë një vit më parë pas një dëmtimi por mendoi që të paktën të lunate dhe ta mbyllte karrierën në fushë.
Trashëgimia e Smithit si një nga lojtaret më të mëdhenj të Arsenalit shkoi përtej trofeve, medaljeve dhe momenteve magjike.
Mbrojtësja aktuale e Arsenalit dhe Anglisë, Leah Ëilliamson ka zbuluar se si ajo “aspironte të ishte si Kelly”.
“Unë mendoj se ndikimi që ajo kishte në Arsenal në ato vitet e fundit ishte i jashtëzakonshëm dhe ajo ishte akoma në gjendje të prodhonte gola të mëdhenj, shfaqje të shkëlqyera.”
Smith ka luajtur në moshën 37 -vjeçare me dy gjunjë të dëmtuar dhe përsëri ka qënë lojtarja më e mirë në fushë.
Pasi u tërhoq nga loja në moshën 38 -vjeçare, Smith zbuloi publikisht se ishte lezbike dhe po priste fëmijën e saj të parë me partneren DeAnna Dobosz.

Ishte një sekret që ajo e kishte brendësuar gjatë gjithë karrierës së saj.
“E dija që isha lezbike që në moshë shumë të re, por kurrë nuk isha vërtet aq e rehatshme sa t’ua thosha me gojë prindërve, shoqeve të skuadrës,” tha ajo për Sky Sports në 2019.
“Por më pas takova gruan time të ardhshme dhe ajo me të vërtetë më bëri të dal nga vetja dhe më pranoi kështu si jam dhe kështu nuk më interesonte se çfarë mendonin njerëzit”.
Tani Smith dhe gruaja e saj kanë dy fëmijë, Rocco dhe Lucia.
Ajo ndikoi në një brez krejt të ri vajzash për të filluar udhëtimin e tyre në lojë.
Në vitin 2017, ajo u nderua me çmimin e PFA për Arritjen e Jashtëzakonshme për kontributin e saj në futbollin e femrave.
Por ndikimi i saj mund të ishte më i madh po të kishte pasur më shumë mbulim mediatik gjatë karrierës së saj.
Ndoshta nuk ka mjaft pamje filmike të saj për t’u shfaqur në YouTube por nëse ajo do të kishte luajtur tani, do të ishte një superstar absolut
Stillman mbetet i mahnitur nga lojtarja që është rritur duke e parë.
Ai vazhdon të emocionohet sa herë interviston atë dhe është krenar se ka qenë në gjithë rrugëtimin e jetës së Kelly Smith, lojtares femër që Anglia nuk ishte kurrë gati për ti dhënë vendin që meritonte.
“Historia e futbollit të grave ka filluar shumë kohë më parë por për sa i përket ndërgjegjes sonë për futbollin e femrave, ajo është figura më e madhe”, thotë gazetari.
Burimi: Sky Sports. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



