Media Galeri

Goditja e artistëve me sende bëhet ‘trend’, Harry Style ishte i radhës

Harry Styles u godit në sy nga një objekt i hedhur në skenë teksa po performonte në Vjenë, duke shënuar incidentin e fundit në një listë gjithnjë në rritje të situatave të ngjashme javët e fundit.

Videoja e postuar në rrjetet sociale nga pjesëmarrësit tregon këngëtarin duke ecur në skenë ndërsa një objekt e godet atë në sy.

Ai shihet duke u dridhur nga dhimbja kur objekti e godet dhe më pas përkulet ndërsa i afron duart në kokë.

Styles ende nuk ka reaguar për incidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë