Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi shkaktoi një aksident në autostradë.
Policia thotë se është ndaluar shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Durrës.
Më 27 shtator në autostradën Durrës-Tiranë, 24-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



