Gazeta Si – Një rast i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga autoritetet, duke sjellë arrestimin e 10 personave dhe 2 të tjerë u shpallë në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë, armët siguroheshin nga Kosova, e më pas silleshin në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre, kryesisht në Tiranë.
Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copa.
Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro. Armët do të ekspertohen në laborator nëse janë përdorur më herët në krime të tjera.
Në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën gjithashtu dhe 2077 fara kanabisi. Sakaq, me datë 1 prill, në kuadër të hetimeve, u ndaluan dy persona, pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Më konkretisht janë arrestuar, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Emirel Tusha, Leonardo Haxhiaj, Fabricio Berberi dhe Adriano Shehu. Më herët janë arrestuar Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
Në saj të këtij operacioni janë sekuestruar 14 pistoleta, 2 automatikë, 2 mijë fara kanabisi, 3 makina dhe 8 celularë.
Armët trafikoheshin nga Kosova, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe i sillnin ato në Tiranë për t’i shitur.
Sipas burimeve paraprake, grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë. Policia ka mundur të zbulojë një prej këtyre zonave në Burrel. Po ashtu, anëtarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.
Çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro. Armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë.
Policia tha se po punohet me autoritetet e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.