Lajme

Goditet rrjeti i trafikut që çonte njerëz në SHBA, 32 të arrestuar

Policia e Shtetit dhe Prokuroria kaanë zbardhur detaje nga operaacioni “Rruga e Gabuar”, ku në pranga kanë rënë 32 persona, anëtarë të një grupi kriminal, që trafikonin njerëz drejt SHBA-ve dhe Kanadasë përmes falsifikimit të dokumenteve.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se këtij grupi kriminal iu sekuestruan edhe 4 laboratorë që falsifikonin dokumenta.

Grupi kriminal përbëhet nga 36 anëtarë nga të cilët 32 janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim. Nga personat e arrestuar 1 është punonjës i policisë kufitare.

Veliu tha se ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kur ata shpalleshin në kërkim nga policia, zgjedhjen e gjenin tek pajisja me dokumente false. Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

Personat e arrestuar janë:
A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana
S.K., 60 vjeç, nga Tirana
R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra
D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra
L.M., 61 vjeç, nga Përmeti
A.Z., 48 vjeç, nga Delvina
E.O., 52 vjeçe, nga Saranda
K.Gj, 52 vjeç, nga Korça
A.D., 54 vjeç, nga Korça
P.B., 59 vjeç, nga Vlora
G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana
B.M., 52 vjeç, nga Kruja
A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra
Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora
A.E., 47 vjeç, nga Sranda
E.M., 31 vjeç, nga Fieri
I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra
S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra
M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë)
D.T., 50 vjeç, nga Elbasani
B.H., 45 vjeç, nga Berati
Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra
V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra
M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra
V.G., 54 vjeç, nga Saranda
E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie)
Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie)
E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie)
J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie)
A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie)
I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie)
Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie)

Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë, Korçë, etj.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë