Lajme

Goditet klani mafioz në Itali, mes tyre edhe 3 shqiptarë

Tre shqiptarë janë nën hetim pas një aksioni anti-drogë të policisë italiane të kryer në Leçe. Mediat përetj Adriatiku raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Vele”, janë ekzekutuar 16 urdhër-arreste, ku gjatë aksionit kanë marrë pjesë 100 agjentë policie.

Të arrestuarit janë pjesë e organizatës famëkeqe mafioze “Santa Corona Unita”, ndërsa shqiptarët që bënin pjesë në këtë grup janë Eltian Isufaj, 30 vjeç, me banim në kampin e romëve “Panareo” në Leçe, Soni Hajdari, 28 vjeç, me vendbanim të njëjtë dhe aktualisht nën arrest shtëpiak dhe Krenar Skendaj 46 vjeç, aktualisht pas hekurave në Campobasso.

Organizata kriminale, sipas hetimeve, vepronte në Leçe e Brindisi, duke kontrolluar pjesë të trafikut të drogës, ndërsa disa anëtarë të saj kanë ushtruar presion ndaj familjes së një bashkëpunëtori të drejtësisë italiane.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar sasi të ndryshe droge të llojit kokainë, heroinë, hashash e marijuanë që në disa raste vinin nga Shqipëria.

Eltian Isufaj rezulton një emër i palakuar më herët nga mediat italiane. I dyti, Soni Hjadari, rezulton i ndaluar në vitin 2016 po në Leçe, pasi është kapur me 16 doza kokainë.

Ndërsa emri i Krenar Skendaj, shfaqet në disa raste, në raportimet e kronikës së zezë në Itali.

Qershorin e vitit të kaluar, mediat italiane raportuan se Skendaj u dënua me gjykim të shkurtuar me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ai u arrestua gjatë një operacioni policor në bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, në mars të atij viti, kur u sekuestruan 500 kg marijuanë. Skendaj, bashkë me një tjetër person, ishin në bordin e një gomoneje që nisej nga Shqipëria


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë