Drejtësia

Goditet grupi italo-shqiptar, shmangën 13.5 mln euro taksa në 12 vite. Si i pastronin paratë në blerje restorantesh, hotelesh dhe klub futbolli

Gazeta Si – Një grup kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Itali është goditur gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK.

Sipas hetimeve, tetë restorantet në qendër të Firences u përdorën për pastrim parash, nga grupi që drejtohej nga shqiptari Eluert Kamami dhe italianët, Alessandro Bigi në bshkëpunim me ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, Pino Taglialatella.

Sipas një njoftimi të shkurtër dhënë nga SPAK, bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milion euro në vit ose një total prej 13.5 milion euro në 12 vite përmes mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences.

SPAK dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në mgarkim të shtetasve Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj.

Ashtu siç raportojnë edhe mediat italiane, Eulent Kamami, 40 vjeç, qëndronte në krye të grupit, ndërsa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale.

Mes krerëve të organizatës ishte edhe italiani Alessandro Bigi, 49 vjeç, prej pak muajsh president i klubit të futbollit Ischia Calcio në Itali.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, i tha SPAK shkurtimisht në platformën “X”.

Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi, janë krime përmes blerjeve ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorantesh në qendër të Firences, dy hoteleve, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre,

Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.

Paratë e pista sipas Antimafias përveç rasteve të investuara bizneset që janë radhitur më poshtë, janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi.

Kontrollet u kryen edhe me përdorimin e qenve, njësitë e qenve cash në Bolonja, Rimini dhe Firence. Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve:

Tetë restorantet e hetuara, janë restoranti Cavallino dhe Orcagna, të dy në Piazza della Signoria, Trattoria Giovanni në via Sant’Agostino, Bistecca në Piazza della Repubblica, Trattoria Ponte Vecchio në Lungarno Archibusieri, Bisteccheria në Santaro C. Trattoria de’ Pitti në Piazza Pitti, Osteria Lungarno në Lungarno Corsini. Ka shumë të tjera nën lupën e hetuesve: gjithsej janë bërë 23 kontrolle.

Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria konsideroheshin si një lloj baze ku rridhnin paratë e pista.

Kamami dhe Bigi nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin. Për momentin, financuesit besojnë se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash.

Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë