Lajme

Goditet grupi i narkotrafikut në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Gazeta Si – Autoritetet italiane kanë lëshuar 31 urdhër-arreste për të shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku janë të përfshirë edhe shqiptarë.

Raportohet se ky grup ka lidhje të forta me krimin e organizuar shqiptar, megjithatë nuk raportohet nëse ka shqiptar të vënë në pranga.

Bëhet fjalë për trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me lidhje në Itali dhe Holandë.

Operacioni po kryhet nga autoritetet e Milanos, raportojnë mediat italiane, dhe është shtrirë në Holandë, Spanjë dhe Lituani.

Një galeri e artit modern në Amsterdam është sekuestruar nga policia, pasi përdorej për të pastruar paratë e trafikut të drogës përmes faturave fiktive për blerjen e pikturave dhe veprave të tjera.

Hetimet e autoriteteve të Italisë nisën në Shtator të vitit 2019 pas përgjimeve të dy biznesmenëve në fushën e hotelerisë.

Prej andej hetuesit ranë në gjurmët e një rrjeti ndërkombëtar droge me kontakte të drejtpërdrejta në Puglia dhe anëtarë të krimit të organizuar shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë