Gazeta Si – Pesë anëtarë të një grupi kriminal, 4 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar në Spanjë në bashkëpunim me policinë shqiptarë.
Sipas një njoftimi, të gjithë akuzohen për vjedhje me armë dhe dhunë ekstreme në disa banesa në vendin iberik.
Grupit i janë sekuestruar 10.590 euro, katër ora dore të markave të shtrenjta dhe një automjet. Në vijim të këtij bashkëpunimi, Policia e Shtetit thekson se në muajin janar, në Lezhë u finalizua operacioni i koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Ardit Isufi.
Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi apo përdorim të pjesëtarëve të grupit.
Vijon puna për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje