Nga Gazeta 'Si'- TikTok-u është ndër aplikacionet më të preferuara për tutoriale bukurie, lajme për trendet e fundit, por dhe përmbajtje pa kuptim.
Së fundmi, nuk ka si mos të ketë ndodhur që algoritmi t’ju ketë mbushur me përmbajtje të fshehura “transformimesh” të maskuara si “glow up”, që nënkupton përmirësimin e pamjes së përgjithshme të një personi.
Fiksimi i TikTok-ut për "glow up"-in aktual është ai i stinës së dimrit, ose ideja që, në vend të qëllimeve të Vitit të Ri, duhet të vendosësh objektiva që në tetor për të dalë nga faza e ‘letargjisë’ si “vetja jote më e mirë”.
Vetëm se është mjaft e qartë se të gjitha këto "vetet tona më të mira" duhet të kenë... peshë më të ulët.
@ellie_and_thetwins Trying to remember just how far i have come 🥺 #weightloss #weightlosstransformation #glowup #fyp ♬ original sound - Trends
Ky përmirësim i supozuar i vetes, shpesh i maskuar si kujdes për veten, është thelbësisht i bazuar në veprime si dieta drastike dhe ushtrime fizike të shpeshta. Influencuesit që diskutojnë për "trendin e dimrit" shpesh po reklamojnë planet e tyre të mirëqenies fizike, duke treguar transformimet ‘para’ dhe ‘pas’, shtuar këtyre disa këshilla për gjumin e shëndetshëm dhe kujdesin e lëkurës.
Termat si “trupi i hakmarrjes”, “figura e tonifikuar” dhe “glow up” janë kode për një gjë: një siluetë më të hollë.
Pesha dhe përmasat e çdo njeriu ndryshojnë herë pas here dhe çdo lëvdatë mbi trupin është e mirëkuptuar. Motivi pas dëshirës për të nxitur dikë që të ndihet mirë për trupin e tij është i kuptueshëm, por kur media dhe të huajt në internet rezervojnë termin “glow up” për transformimet e humbjes së peshës, kjo forcon idenë që pamja e dikujt më parë nuk ishte e lavdërueshme.
@johnnycool_01 All it takes is a few months to transform your life #weightlossmotivation #weightlosscheck #weightlosstransformation #GymTok #gymmotivation #foryoupage #foryou #weightloss #fyp ♬ original sound - Trends
Me rritjen e përdorimit të barnave si Ozempic, trendeve si pantallonat e shkurtra dhe xhinset me bel të ulët dhe reklamat në TikTok për produkte të çuditshme si shirita ngjitës që do të të tërheqin nofullën, kultura jonë përsëri ka humbur plotësisht kuptimin.
Të gjithë duhet ta dinim më mirë tani, por duket se është e nevojshme ta përsërisim: Ka shumë arsye pse trupi i njerëzve ndryshon, prandaj le të rezervojmë komentet e tepërta! A dëshironi vërtet të lavdëroni pa dashje problemet shëndetësore të dikujt, reagimet ndaj stresit, ciklet menstruale, apo oraret e tualetit? Mendojmë se jo.
Rrjetet sociale kanë bërë të lehtë shpërndarjen e çdo mendimi, qoftë të një personi të njohur apo ndonjë tjetri rastësor që përfundojnë në For You Page. Duhet vërtet të pyesim veten pse ndihemi kaq të privilegjuar të themi gjëra për trupat e njerëzve online, kur shumica e njerëzve të zakonshëm nuk do të thoshin të njëjtën gjë përballë tyre.
Listat e fundit të tabloidëve për “transformimet e të famshmëve” përfshijnë Adele-n, Ariana Grande-n dhe Christina Aguilera-n.
Duket sikur mësimi i vetëm që kemi marrë është se si të vazhdojmë të përhapim kulturën e dietës duke ndryshuar fjalorin tonë që të duket më pozitiv. Ndërkohë, na duhet ende të kuptojmë se vlera e një gruaje nuk përcaktohet nga përputhshmëria e saj me standardet e bukurisë.// Cosmpolitan
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.