Gazeta Si – Eduart Merkaj është liruar nga detyra e kreut të Policisë së Kufirit pas një karriere të gjatë në detyra të ndryshme në organet e sigurisë.
Largimi i tij është firmosur edhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ka emëruar në këtë detyrë Sajmir Boshnjakun. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kufirit në Tiranë.
Merkaj mbante detyrën e kreut të Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit në Policinë e Shtetit që prej datës 4 janar 2019 kur ishte emëruar aty nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Gjatë viteve 2000-2002, ka qenë Oficer i SHISH Vlorë, ndërsa në periudhën 2002-2003 ka qenë Oficer i SHISH Tiranë.
Në periudhën 2003-2006: oficer në SHKB, pranë Ministrisë së Rendit Publik; 2006-2010: O.P.Gj pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm; 2010-2013: Specialist në Sektorin Antikorrupsion, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2013-2015: Shefi Sektorit të Forcës së Posaçme, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Janar 2016-Prill 2017: Shefi i Sektorit për Hetimin e Korrupsionit ne Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Prill 2017 – 20 Mars 2018: Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Mars 2018 – 03 Janar 2019, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në DPPSh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




