Rend dhe Ligj

Gledis Nano me drejtorin e ri të Policisë Kriminale shkojnë në SPAK

Gazeta Si – Për herë të dytë brenda pak ditësh, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është futur në ambientet SPAK-ut.

Sikurse herën e parë, edhe këtë të martë, nuk ka të dhëna se për çfarë temash dhe dosjesh është biseduar nga ana e kreut të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të SPAK.

Ndërkohë, me urdhër të SPAK ditën e sotme, është arrestuar shtetasi Bledar Zeneli, i cili dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale në mbështetje të ISIS.

Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në muajin korrik dhe përfshirja e efektivëve të policisë në aktivitet kriminal, shkaktuan tronditje në kupolën e Policisë së Shtetit.

Më 28 korrik 2022 Nano emëroi Neritan Nallbatin në krye të Drejtorisë së Policisë Kriminale, post që deri atë ditë mbahej nga Tonin Vocaj. Ndërkohë ky i fundit u emërua Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike, post që mbahej nga Albert Dervishi.

Nga zyra e shtypit, u njoftua këtë të martë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, Prokurori i Posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH-së, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë