Gjykata e Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e la në burg gjyqtaren Enkeleida Hoxha, e cila u arrestua dy ditë më parë në një super operacion të SPAK.
Në seancë për masat e sigurisë ishin edhe avokati Aldo Tabaku, kryesekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi, si dhe mjeku Edvin Prifti, i cili u pezullua nga detyra pas hetimeve të SPAK, ndërsa me vendimin e sotëm të gjykatës sot u arrestua.
Pak para seancës vajza e gjyqtares Enkeleida Hoxha ka folur sot për mediat duke thënë se e ëma e saj ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët.
Anta Kraja u shpreh se mamaja e saj është e pastër dhe ka pasur arsye të fortë që ka liruar të dënuar me burgim të përjetshëm.
Po ashtu ajo u shpreh se gjyqtarja nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim, por nga ato që ka dëgjuar ka arritur në konkluzionin se e kanë detyruar.
“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Do marrim pjesë në seancë, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ata.
Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në Gjykata.
Në vijim të kësaj deklarate, ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.
Të arrestuarit
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Avokati Aldo Tabaku
Sekretarja Manuela Mallakuçi
Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi
I dënuar Sajmir Petani
Vëllai i të dënuarit Bledar Petani
Altin Skëndaj
Gazmir Nezaj
Gentjan Nezaj
Isuf Tanuzi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.