Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedani, duket e i ka shpëtuar drejtësisë falë një marrëveshjeje për pranimin nga ana e saj të përgjegjësisë.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka pranuar kërkesën e gjyqtares për arritjen e një marrëveshjeje, ku pranonte shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.
Gjyqtarja, e cila pak muaj më parë publikoi disa video në median sociale Tik-Tok teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit me në sfond këngësh, thotë se periudha e pezullimit i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës, duke e bërë më të kujdesshme.
ILD thotë se vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara: “Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj. Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private”, thotë mes të tjerash ILD.
ILD dhe magjistratja u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të pranimit, për caktimin ndaj magjistrates të masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj”
Në këtë mënyrë, ajoka pranuar dhe ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj.
Kapedani, pushtoi rrjetet sociale pas publikimit videove që ajo hidhte në Tik Tok, ndërsa sfilonte në zyrën e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.