Ditën e sotme doli para Vettingut gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Nertina Kosova.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, dhe e përbërë nga Roland Ilia, dhe Olsi Komici paraqiti të dhënat për Kosovën në bazë të tri kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, figurës, dhe aftësive profesionale.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se kjo gjyqtare, nga verifikimet nuk ka fshehje pasurie dhe as konflikt interesi.
Nertina Kosova ka deklaruar një apartament banimi 120 metra katrorë në “Don Bosko”, me kontratë sipërmarrjeje me vlerë 6 milionë lekë. Me kredi bankare 5 milionë lekë dhe shuma prej 1 milion lekësh nga kursimet e gjyqtares. KPK-ja thotë se gjyqtarja nuk kishte burime të mjaftueshme për shumën e 1 milionë lekëve, por Nertina Kosova deklaroi se ka kursyer nga puna në vite sepse kursimet i ka administruar familja.
Kështu që KPK ka dalë në përfundimin se gjyqtarja ka pasur burim të ligjshëm pasurie për shumën rreth 1 milionë lekë.
Vendimi për Nertina Kosovën do të shpallet nesër më 18 korrik ora 10:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.