Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për Luan Hasnezirin, gjyqtar në gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, por KPK u detyrua të shtyjë seancën dëgjimore ndaj gjyqtarit pas një kërkese të këtij të fundit për përjashtim të trupit gjykues. Sipas gjyqtarit, hetimi për të është bërë vetëm në dy kritere, atë të pasurisë dhe figurës.
Gjyqtari Luan Hasneziri ka bërë një kërkesë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke thënë se është çështja ndaj tij është paragjykuar dhe se ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues.
“Unë jam hetuar për dy kritere, atë të pasurisë dhe figurës. Hetimi për figurën është mbyllur pa kryer asnjë veprim. Nuk ka asnjë dokument apo shkresë që trupi gjykues të ketë kryer një veprim të vetëm në lidhje me figurën. Ky qëndrim përbën njëanshmëri. Është paragjykuar çështja ndaj meje. Kërkoj përjashtim të trupit gjykues”, është kërkesa që gjyqtari Hasneziri i ka bërë KPK-së.
Ndërkohë, seanca e radhës do të njoftohet më vonë nga Komisioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




