Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas një kërkese të Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagave të tyre me 700 euro, duke e cilësuar si një shaka të hidhur.
Duke ndjekur praktikën e një precedenti të kaluar ku fituan gjyqin për njësimin e pagave sipas nivelit të Qeverisë, pas padisë në Kushtetuese, ata kërkojnë për herë të dytë me të njëjtën rugë proceduriale rritjen e pagave.
Rama shprehet se kjo është një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës. Ai gjithashtu e konsideroi një ndërhyrje skandaloze të gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit.
Interesante!
— Edi Rama (@ediramaal) June 11, 2025
Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!
Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në…
“Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë!
Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!…
Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.