Casandra Ventura e njohur dhe si Cassie ka dëshmuar për herë të parë kundër ish-partnerit të saj, reperit Diddy, nën akuzë për dhunë seksuale dhe trafikim.
Ajo ka treguar detaje tronditëse nga marrëdhënia e saj shumëvjeçare me mogulin e famshëm të muzikës që e bënin atë të ndihej e pavlerë dhe e turpëruar.
“Freak-Offs” i quante Diddy ditët e mbushura me akte seksuale dhe drogë. Cassie dëshmoi se një raund zgjaste nga 36 orë deri në 4 ditë, pa gjumë. Ajo tregon se konsumonte shumë alkool dhe drogëra të forta teksa ishte e detyruar të kryente marrëdhënie me persona të huaj për ditë me radhë.
“’Freak-offs’ u bënë një punë dhe nuk kisha hapësirë të bëja asgjë tjetër. Më duheshin ditë të rikuperohesha dhe të ndihesha normale sërish”, ka thënë Ventura në seancë duke theksuar se i ka shkatërruar jetën.
Ajo ka dëshmuar se dhomat ku ndodhin këto skena ishin të mbushura me produkte të vajit të bebeve si edhe gjak e urinë, të cilat i pastronte vetë Cassie.
Dëshmia e saj rëndohet kur ajo nisi të japë detaje më grafike të këtyre skenave, që sipas saj ishin të detyruara dhe jo konsensuale. Ajo shtrihej në tokë në pozicione që nuk lëvizte dot dhe një mashkullë eskortë, paguar nga partneri i saj i urinonte mbi trup dhe në gojë deri sa ajo mbytej.
Ventura shprehet se ishte e dashuruar me Combs dhe pranonte çdo gjë që ta bënte atë të lumtur./NYTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.