Rend dhe Ligj

Gjykata vendos ekstradimin në Itali të “xhaxhait”, njeriut të Ndraghetas

Gjykata ka vendosur ekstradimin në Itali të Bujar Sejdinaj, përfaqësuesi i Ndraghetas në Shqipëri.

Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si “Xhaxhai”, u arrestua në korrik për 20 kg kokainë në Spanjë.

Sejdinaj është etiketuar si përfaqësuesi i “Ndragheta-s”, organizatës së famshme mafioze në Itali, për Ballkanin dhe Shqipërinë por edhe si përfaqësues i familjes mafioze “Bellochio”.

Kërkesa për ekstradim nga Italia të Bujar Sejdinaj ka arritur më 23 gusht në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme.

Vetë Bujar Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.

Ai u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë