Rend dhe Ligj

Gjykata liron të dashurën nga Kosova të Nuredin Dumanit: Bashkëjetonim, por e njihja me identitet tjetër

Gjykata e Elbasanit ka liruar të dashurën e Nuredin Dumanit, e cila u arrestua mbrëmjen kur 37-vjeçari u prangos nga policia në një banesë në Fier.

Togat e zeza vendosën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mirëjetë Hajdinin. Avokati i 20-vjeçares kosovare deklaroi se ajo u gjykua për akuzën “përkrahje të autorit”, ndërsa ra poshtë pretendimi tjetër për “armëmbajtje pa leje” me kërkesë të Prokurorisë.

Sipas avokatit, e reja ka deklaruar se e njihte Nuredin Dumanin me identitet tjetër dhe s’kishte informacion mbi akuzat ndaj tij.

Gjithashtu, sipas tij, Mirjetë Hajdidi është shprehur se kishin marrëdhënie sentimentale dhe bashkëjetonin prej disa kohësh.

“Pas pretendimeve të prokurorisë Gjykata vendosi masën e sigurimit “detyrim paraqitje” për shtetasen nga Kosova, Mirëjetë Hajdini, pasi në përfundim pretendohej edhe nga ana e Prokurorisë vetëm akuza e përkrahjes së autorit të veprës penale. Për pretendimet e tjera që ishin paraqitur më përpara, ra poshtë pretendimi edhe me kërkesë të Prokurorit për  “armëmbajtje pa leje”.

20-vjeçarja deklaroi se njihte personin me një tjetër identitet, nuk kishte fare informacion dhe dijeni për akuzat ndaj tij. Kishte marrëdhënie sentimentale, bashkëjetonin prej një kohe bashkë, por s’kishte informacion për akuzat. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” ajo është e lirë të kthehet në Kosovë dhe të paraqitet në ditët e caktuara pranë Drejtorisë Vendore të policisë Elbasan”, tha avokati.

20-vjeçarja Mirejetë Hajdini ka deklaruar se nuk kishte dijeni që “serial killer” kishte probleme me ligjin dhe e njihte me emër tjetër.

Ajo tha para togave të zeza se Nuredin Dumani e kishte gënjyer për identitetin e moshën, si edhe “do të martoheshin së shpejti.

“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, rrëfeu 22-vjeçarja.

Ndërkohë për “ushtarin” e Nuredin Dumanit, Henkrik Hoxhën është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë