Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-deputetin demokrat Klevis Balliu dhe për 3 të ndaluarit e tjerë të “Unazës së Re”.
Ish-deputeti u shfaq me dy gishta edhe në gjykatë.
Prokuroria në pretencën e saj kërkoi arrest shtëpie për ish-deputetin Balliu, ndërsa “arrest me burg” për 3 të ndaluarit e tjerë.
Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë gjatë përplasjeve mes banorëve të Astirit dhe policisë tek “Unaza e Re”. Banorët kishin dalë në protestë për të penguar kryeministrin Edi Rama të kalonte në atë zonë.
Përplasja vijoi më pas para ambienteve të policisë, ku policia kishte shoqëruar të ndaluarit.
Ish-deputeti Balliu akuzohet për “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Prishje të qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



