Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy nga të arrestuarit e grupit të rrezikshëm “Bajri” të Shkodrës, që ranë në pranga disa muaj më parë. Bëhet fjalë për shtetasit Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu. Gjykata ka dalë në konkluzionin se për ta nuk provohet akuza për “Përkrahje të autorit” si dhe nuk u provua se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale. Klaudio Hoxhalliu ishte pronari i ambientit ku u arrestua Safet Bajri, i konsideruar si një nga njerëzit kryesorë të grupit. Më herët, Gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për Emrah Plakun, nga arrest me burg, Plaku u dërgua në arrest shtëpie.
Të arrestuarit si pjesë e grupit ishin:
Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Holandë
Samet Halluni, i arrestuar në Holandë
Ilir Rustemi, i arrestuar në Shkodër
Emrah Plaku, i arrestuar në Shkodër
Astmer Bilali, i arrestuar në Shkodër
Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër
Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë
Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër
Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër
Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë
Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit. Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm u zhvillua njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dyja shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



