Drejtësia

Gjykim i shkurtuar për kryebashkiakun e Mallakastrës, vjen nga Greqia letërporosia për dënimin

Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka vendosur të marrë të pendehur kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj për akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit.

Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku në seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që prokuroria të lexojë të dhënat përfundimtare.

Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailajt, ku rezulton se ai ka pasur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumente në palën greke. Ndërkohë publikisht, Ismailaj ka deklaruar se s’ka patur dijeni dhe është proceduar në mungesë.

LEXO EDHE:
– Dekriminalizimi, Qerim Ismailaj i Mallakastrës si “test” i PD për Prokurorinë
– Dokumenti/ PD: Kryebashkiaku Ismailaj i dënuar për plagosje e rrahje

Sipas SPAK, Ismaili dyshohet se Ismailaj ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Hetimi nisi pas padisë që i bëri Partia Demokratike kryebashkiakut socialist për faktin se ai kishte fshehur një dënim në Greqi, në formularin e dekriminalizimit.

SPAK mblodhi faktet dhe ngriti akuzë ndaj kryebashkiakut. Pas hetimeve të kryera nga SPAK është konkluduar se Qerim Ismailaj, ka konsumuar veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në formularin e dekriminalizimit Ismaili nuk kishte treguar se ishte dënuar me tre vite burgim në Greqi me akuzën e rrahjes, ndërkohë që ai ishte vënë në dijeni nga autoritetet greke për këtë vendim.

Më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme sektori i dekriminalizimit kishte vërtetuar dënimin penal në Greqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u vu në dijeni por në fund vendosi që të mos ia hiqte mandatin e kryebashkiakut me argumentin se vepra penale që ai kishte kryer në Greqi, në Shqipëri dënohet vetëm me gjobë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë