Drejtësia

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin e Dritan Goxhajt

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm që rrëzoi kërkesën për ekstradim të Goxhajt, prokuroria iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë, por kjo e fundit vendosi mos pranim të rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Vitin e kaluar, konkretisht më 31 korrik, Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Dritan Goxhaj u arrestua  me një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, por një akuzë e tillë është hedhur poshtë prej tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë