Gjykata për Krime të Rënda i ka dhënë kohë 2 javë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt.
Gjykata i kërkoi Prokurorisë që përveç certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.
Seanca gjyqësore do të mbahet më 2 maj në orën 9:00.
Admir Murataj u vra pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve të tjera në harkun kohor të 2015-2017.
Konfirmimi se ishte Admir Murataj viktima u bë nga familjarët e tij, që shkuan pranë morgut në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Mes tyre ishte bashkëshortja dhe i vëllai i Admir Muratajt.
“Na kanë thirrur që ta shohim nëse është vëllai im apo jo. Nuk e dimë ende. Sot e morëm vesh ngjarjen dhe shkuam vetë në polici”, u shpreh vëllai i Muratajt, para se të këqyrte trupin dhe që më pas e konfirmoi se ishte i vëllai.
Ndërkohë gruaja e Admirit u shoqërua edhe nga Policia e Shtetit, ku është pyetur në imtësi për ngjarjen. Fillimisht viktima u konfirmua nga mediat greke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



