Media Galeri

Gjon’s Tears aktron me vajzën e Charlie Chaplin në videoklipin e këngës së re “Pure”

Gjon’s Tears, i njohur për publikun për zërin e tij të jashtëzakonshëm, së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës “Pure”.

Gjatë këtij videoklipi shihet edhe vajza e Charlie Chaplinit, Geraldine, me të cilën Gjon Muharremaj (emri i vërtetë) ka një bisedë në gjuhën frënge gjatë fillimit të videoklipit.

Për videon muzikore “Pure”, ai deshte absolutisht që Geraldine Chaplin të shfaqej në të. “Shtëpia ime diskografike u befasua nga kjo zgjedhje. Më pëlqen historia që ajo përfaqëson, nëpërmjet babait të saj, Charlie Chaplin, dhe filmografisë së saj ku ajo ka luajtur nga Almodovar [“Fol me të”] në “Jurassic World: Fallen Kingdom”, shpjegon ai. “Ajo është aty, pothuajse kudo, por jo aty për të zënë vendin e tjetrit. Dhe pastaj, ka diçka super të pafajshme, shumë nënë, gjen rehati në sytë e saj”, ka thënë këngëtari shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë