Gazeta Si – Khaçanov dhe Tsitsipas do të provojnë të t’i kundërvihen një fati që duket i përcaktuar tashmë. Rusi ka fituar 1 ndeshje në 9 ndaj ‘Noles’, kurse greku ka humbur gjithmonë ndaj spanjollit.
Gjokoviç-Khaçanov dhe Alkaraz-Tsitsipas, dy favoritë kundër dy ‘underdog’. Nuk ndodh çdo ditë që Karen dhe Stefanos, – 10 çerekfinale në total në nivel Slam para këtij Roland Garrosi, – të hyjnë në fushë me kaq pak shanse për fitore. Karlos Alkaraz dhe Novak Gjokoviç janë projektuar drejt një gjysmëfinaleje hyjnore, sikur të kishin lënë takim.
Quarterfinals' order of play 📌
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 5, 2023
Ready steady watch 👀#RolandGarros pic.twitter.com/XDqe0uMwZA
Kush ka tentuar t’i pengojë, ka dalë jashtë. Dy favoritët nuk e kanë hequr vështrimin nga dueli në horizont. Nëse nuk mjafton rendimenti i serbit dhe spanjollit në këtë turne për të justifikuar shanset e pakta të Tsitsipas dhe Khaçanov, janë edhe precedentët që përforcojnë idenë: në total 12-1 për çiftin Gjokovixc-Alkaraz.
‘Nole’ ka një bilanc 8-1 kundër rusit, kurse Karlitos nuk ka humbur asnjëherë me grekun: 4 fitore në 4 ndeshje. Alkaraz e mundte Tsitsipas edhe kur ishte numri 55 në botë dhe greku numri 3, kështu që është favorit. Për momenti duket se nuk ka tenist që ta ndalojë spanjollin, i papërmbajtshëm në Roland Garros.
Për të evituar humbjen e parë në çerekfinale në një turne Major, Stefanos ka nevojë për ndeshjen perfekte, ndoshta edhe për pak më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Khaçanov, me një prani të heshtur por konstante në Slam. Rusi kërkon gjysmëfinalen e 3-të radhazi, pas atyre të Us Open dhe Australia Open.
Pasi e ka mundur Gjokoviçin në finalen e Paris-Bercy 2018, ka marrë vetëm 2 sete në 7 ndeshje kundër serbit. Me këto statistika, gjysmëfinalja duket e shkruar. ‘Shahisti’ Karen dhe ‘filozofi’ Stefanos, me ndonjë lëvizje surprizë ose ndonjë ide gjeniale, do të provojnë ta ndryshojnë fatin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.