Lajme

Gjobë 70 mijë lekë për bizneset që nuk respektojnë protokollin

Gjatë fjalës së saj në kuvend Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu  deklaroi se do të forcohen masat për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga Covid-19. Ajo parashikon një dëmin më gjobë 70.000 lekë për subjektet të cilat nuk respektojnë protokollet në mënyrë të përsëritur.

“Pavarësisht ashpërsimit të masave, një gjë është e sigurt, që këto masa të jenë të vlefshme, varet nga sjellja individuale. Sepse nuk është e mundur që pas çdo subjekti të kemi një inspektor, apo pas çdo personi që është konfirmuar pozitiv, i cili duhet të rrijë i izoluar, të kemi një polic. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes, për të jetuar në një normalitet të ri”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se situata është serioze dhe qeveria ka marrë masat për përvalimin e kësaj epidemie, duke forcuar gjurmimin, testimin dhe kapacitetet spitalore.

“Dua ta shfrytëzoja këtë foltore për t’ju drejtuar me një apel çdo qytetari, atyre që kanë njohur ose jo persona të prekur nga COVID-19, të tregojnë kujdes, çdo ditë, për të respektuar disa rregulla të thjeshtë, për ruajten e distancës fizike, për vendosjen e maskës, e cila e ul në mënyrë drastike mundësinë e përhapjes së infeksionit. Dhe për të gjithë ato subjekte që nuk i respektojnë rregullat, një thirrje: Nëse s’ka shëndet, s’ka ekonomi, ndaj duhet të zbatojmë disa rregulla të thjeshta”, tha Manastriliu.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë