Nga Gazeta ‘SI’ – Me anë të disa akteve që sapo kanë hyrë në fuqi, qeveria ka bërë disa ndryshime në proceset e zhvilimit urbanistik.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ajo e bllokimit të lejes së ndërtimit nëse projekti nuk nis brenda vitit dhe punimet që nuk kanë përfunduar për 5 vite dhe nuk është kërkuar shtyrja e afatit, merren për mënyrën e përfundimit të punimeve, prishjen apo konfiskimin e ndërtimit.
Objektet që kanë kryer punime pa leje në masën 2% të sipërfaqes konfiskohen për interes publik apo strehim social punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi, ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit, e cila të jetë hapësirë e shfrytëzueshme. Kur masa është 10%, i gjithë objekti konfiskohet ose prishet.
Një nga vendimet thotë se për çdo metër katror të ndërtuar pa leje, shkelësi duhet të paguajë të paktën 35 mijë lekë gjobë.
Akti nuk ndalon zënien e hapësirave publike nga ndërtimet apo zhvillimet, të njohura si “servitute publike”, por miratimin mund t’a japë vetëm kryeministri, pra KKT.
Po ashtu, është vendosur krijimi i një regjistri kombëtar për lejet e zhvillimit, pjesë e sistemit e-Leje, ku regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit e të ndërtimit, që lëshohen nga autoritetet e zhvillimit të territorit.
Sipas akteve, do të krijohet “Lista e Zezë”, ku do të shënohen të gjithë zhvilluesit, shoqëritë dhe individët që shkelin parashikimet ligjore të zhvillimit të territorit, kontrollit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit, të cilët përjashtohen nga e drejta për të përfituar leje, sipas përcaktimeve të këtij ligji, për një periudhë 5-vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



