Gazeta Si - Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan sistemin, pjesë e paketës së risive dixhitale.
“Nga ky moment ne kemi mundësinë që t’i bëjmë thirrje qytetarëve, që nëse do të njoftohet në moment për marrjen e shkeljeve nga Policia Rrugore, duhet të logohet në E-Albania dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore i vjen në telefon”, është shprehur Balla.
Nga ana tjetër, lajmin e ndau edhe kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook.
“Merr zgjidhje ankesa e qytetarëve për gjobat e Policisë Rrugore. Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefonin tuaj, përmes e-Albania”, ka shkruar Rama.
“E-gjoba lidhet me portalin e-albania në kohë reale dhe qytetari njoftohet te rubrika e njoftimeve për gjobën ku i jepen të dhëna për datën, vendin, targën e mjetit, shkeljen dhe masën administrative që ka marrë. Ndërsa tek rrubrika dokumentet e mia i del masa që ka marrë. Çdo qytetar të konfirmojë në portalnumrin e telefonitdhe e-mailin dhe njoftimi i gjobës do ti shkojë edhe në telefon me SMS ose në email”,- tha Altin Qato, Drejtor i Policisë Rrugore.
Njoftimi në kohë i shoferit për gjobën i mundëson atij dhe të përfitojë uljen me 50% e parashikuar nga kodi rrugor nëse e paguan brenda 5 ditëve gjobën e marrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.