Drejtësia

GJKKO pushon padinë për shpifje të kryebashkiakut Veliaj ndaj ish-kryeministrit Berisha

Gazeta Si – Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pushuar një padi për shpifje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në njoftim e GJKKO-së, thuhet se kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Në këtë rast, paditësi Veliaj kishte paraqitur një kërkesë për shtyrje, që nuk është marrë në konsideratë nga gjykata.

Në vendimin e zbardhur nga gjykata, theksohet se shpenzimet e çështjes i ngarkohen kryebashkiakut Veliaj.

Padia e Veliajt kishte të bënte  me akuzat që ka bërë ish-kryeministri për inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura lidhje të tij me Iranin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë