Drejtësia

GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun socialist të Tropojës: Kam zbatuar ligjin

Gazeta Si - Kryebashkiaku socialist i Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij në detyrë, Abedin Kërrnaja, nën akuzë për “shpërdorim detyre” nga ana e SPAK, do të mbeten në “arrest shtëpie”.

GJKKO vendosi këtë të të enjte masën e sigurisë për dy zyrtyrët, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë miratuar leje për projekte që konsistojnë në hapjen e rrugëve, të cilët kanë çuar në dëmtim të pyjeve, e çka përbën shkelje të rregullores së zhvillimi të territorit.

Pasi doli nga seanca në GJKKO, Byberi u shpreh shkurtimisht për mediat: “Nuk kam bërë asgjë më shumë se zbatimin e ligjit. Përshëndes qytetarët e Tropojës. Faleminderit shumë!”

Prokuroria e Posaçme në aktakuzë sqaron se Byberi dhe zëvendësi i tij kanë shkelur ligjin për ndërtimin e dy akseve rrugore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 lekë dëme.

Akuza lidhet me projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak për ndërtimin e rrugës Stacioni i Anijes Palç-Guri i Lules, me një gjatësi 3.2 km, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, por edhe miratimin në parim të projekt idesë për rrugën “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë