Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka dërguar ndërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e vendimit të masave të sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”, – njofton GJKKO.
Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.
Sali Berisha ka refuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur më 6 nëntor, pranë SPAK te oficeri i Policisë, ndërsa data e dytë e caktuar nga gjykata, është 20 nëntori, e hëna e tretë e nëntorit, ku pritet të shihet se çfarë do të ndodhë nëse Berisha refuzon sërish, dhe nëse prokurorët do detyrohen për masë më të ashpër, siç është arresti me burg.
Pas ditës së sotme, Gjykata e Posaçme e konsideron zyrtarisht të njoftuar Sali Berishën dhe dërgon në Apel vendimin për kreun e Rithemelimit.
Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” për privatizimin e klubit sportiv “Partizani”.
Për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltez, është në fuqi masa e “arrestit me burg”, për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




