Futboll

Gjithçka e hapur në Conference League

Tetë vendet e mbetura për raundin e 16 më të mirëve, do të përcaktohen nga ndeshjet e kthimit play-off të fazës knockout në UEFA Conference League. Real Betis, Shamrock Rovers dhe Heidenheim janë më të favorizuara pas rezultateve që arritën një javë më parë. Víkingur R. është skuadra e parë islandeze që luan në një tur me eleminim direkt në kupat e Evropës. Edhe pas ndeshjes së parë, Copenhagen vazhdon të mos ketë asnjë fitore në 15 përballje ndaj kundërshtarëve nga Gjermania (5 barazime e 10 humbje). Shamrock Rovers arriti fitoren e parë ndaj Molde pas dy humbjeve në takimet e sezonit 2022/23 në Conference League. Braziliani Antony shënoi në të parën ndeshje në Conference League në fitoren e Real Betis 3-0 ndaj Gent. 

Rezultatet e ndeshjeve të para

E megjithatë ka ende shpresë për Gent në Sevilje ku sezonin e kaluar Olympiacos përmbysi humbjen 4-1 duke u kualifikuar në 1/4 finale. Jagiellonia ka një avantazh  3-1 pas sfidës përcaktuese që Jesús Imaz zhvilloi ndaj TSC. Vendasit do të provojnë të vazhdojnë formën e tre ndeshjeve të fundit në kampionat (2 fitore e 1 barazim). Pas përmbysjes së disavantazhit një javë më parë, APOEL dhe Pafos presin Celje dhe Omonoia-n respektivisht APOEL arriti një fitore impresionuese ndaj Fiorentina në fazën e ligës por nuk e përsëriti në dy ndeshjet e tjera në Nicosia (1 barazim e 1 humbje). Ndërsa Pafos fitoi 2 nga 3 ndeshjet e luajtura në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë