Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Gjirokastër mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka alarmuar banorët e lagjes “Granicë” pasi shpërthimi ka shkaktuar shumë zhurmë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në garazhin e një banese, teksa nuk dihen shkaqet. Dyshohet për tritol të vendosur në katin e parë të objektit, por një gjë e tillë mbetet e pakonfirmuar.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policia, teksa po punohet për të zbardhur ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




