Politike

Gjiknuri: Roli im tek inceneratorët, periferik. S’i kam propozuar unë djegësat, zbatova vendimin e qeverisë. I gatshëm të jap llogari

A ka nisur SPAK hetim pasuror ndaj Damian Gjiknurit? Në një konferencë për median Gjiknuri thotë se nuk ka dijeni por nuk ndihet i shqetësuar.

“Pasuritë e mija janë publike. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)  Udhëtimet e mia kanë qenë zyrtare. Dy udhëtimet janë bërë me Arben Ahmetaj duke shkuar në SHBA për të lidhur një kontratë me ÇEZ” tha Gjiknuri

Damian Gjiknuri tha gjithashtu se ai është i gatshëm që të japë llogari para drejtësisë.

‘Së pari nënkuptohet se befasia për disatë e këtij lajmi dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk besoj se do të përbëjë boshtin apo mendimin tim. Ne pas çdo procesi zgjedhor i nënshtrohemi një procesi të ri analize. Nuk i quaj fare në ato terma që ju i quani. Fundi i diçkaje është fillimi i diçkaje të re për mua. Vendimmarrjet duhen parë në efektet që sjellin në terma afatgjatë. Do të duhet shumë kohë për të kuptuar se çfarë të mirash sjellë kjo vendimmarrje. Unë jam mësuar me këto akuza! Përballjes sime politike si në opozitë ashtu edhe në pushtet. Unë jam akuzuar gjithmonë. Jam akuzuar për 600 mln euro të CEZ. Unë bashkëpunova me drejtësinë edhe e vërtet doli ditën për diell. Nuk është hera e parë që akuzohem, pro ka një drejtësi që i vlerëson këto gjëra. Ligji do të flasë të vërtetën. Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje. Jam në komunikim të vazhdueshëm më Ramën. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme punë. E respektoj vendimmarrjen e tij dhe lidershipin e tij. Me pushtetin vjen edhe ekspozimi ndaj riskut. Sa i përket hetimit ky hetim ka vite që ka filluar. Unë nuk jam thirrur ndonjëherë. Në çdo moment që të më thërrasin do jap llogari. Roli im ka qenë periferik. Jam me bindjen se janë vepra në dobishmëri të publikut. Elbasani është një impiant që funksionon” tha Gjiknuri.

Me tej ai shtoi nje detaj me rendesi: “Nuk kam propozuar unë që të bëhet impianti djegëseve. Asnjë nuk ka dalë të nxjerrë se unë kam përfituar nga këta njerëz. Këta kur ishin qytetarë të lirë ishin dy njerëz që bënin bizneset e tyre ndër vite në Shqipëri. Njërin e njoh në vitin 2001 (Klodian Zoton) Jeta kështu m’i ka sjellë. Mos i gjykoni veprimet e 10-15 viteve më parë. Këta nuk ishin terroristë ndërkombëtare, por po hetohen për një procedurë të caktuar. Vendimmarrjet që kanë sjellë pasoja apo përftime për to ato janë vepra të gabuara”

Madje nëse nuk do të jepte autorizimin në atë kohë, Gjiknuri tha se shkelte ligjin.

“Autorizimi që ka dhënë Ministri i Energjisë ka qenë në zbatim të ligjit në zbatim të kontratës së lidhur, ku thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me leje dhe autorizimet e nevojshme duke cituar edhe ligjet konkrete. Ju, po t’i referoheni… Unë i nxora se ma mori mendja që mund të bëhej kjo pyetje… Këtu ka një vendim qeverie, ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullat e impiantit të energjisë dhe çdo gjë ka një bazë ligjore. Mjafton një gazetar të marrë një jurist dhe të pyesi: Vendimi a ka dalë në zbatim të ligjit dhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave në fuqi? Kaq e thjeshtë është kjo punë. Pra absurditeti 25 vjeçar është absurditeti më i madh. E kam thënë me ironi që e trajtojnë sikur në partinë e tyre, që njëri ka vulën, tjetri s’ka vulën. Impianti në 7 vjet pasi shfrytëzohet nga privati i dorëzohet shtetit dhe sot shteti e ka. Qarku i Elbasanit kanë edhe të drejtën edhe autorizimin edhe licensat që ka marrë ky impiant dhe prodhon energji dhe shet energji për të rikuperuar kostot ekonomike. Nëse unë nuk do kisha dhënë autorizim për prodhimin e energjisë, atëherë unë do të shkelja ligjin” tha Gjiknuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë